Agjërimi dhe Fitnesi.

Autor:Irvin Cepa CFT,SFN
Të nderuar Agjërues të apasionuar mbas aktivitet fizik! Gjatë muajit të Agjërimit niveli i energjisë është i ulët si pasojë e kufizimit të vaktit ushqimor në një periudhë kohe të shkurtër dhe të caktuar!

Normalisht një rregull parësor që ju zbatoni në fitnes është: të ushqehemi çdo 3-4 orë, duke lënë të mendohet se gjatë Agjërimit duhet ndaluar edhe aktiviteti fizik! Por Agjërimi nuk ju pengon të zhvilloni aktivitet fizik dhe të frekuentoni palestrat.

Patjetër që ka një dryshim nga rutina e përditëshme që ju ndiqni për të shtuar masë muskulare: 

Gjatë Agjërimit duke respektuar nivelin e ulët të energjisë apo ndryshe sasisë të ulët ushqimore, ju nuk performoni për të shtuar masë muskulare por performoni për ta mirëmbajtuar masën që aktualisht keni.

Implementimi i një, disa apo gjithë teknikave të mëposhtme ju ndihmon në performim duke ju lejuar që të kryeni aktivitetin fizik në çdo moment të ditës që dëshironi gjatë Agjërimit:

Ulni/ përgjysmoni kohën e performimit të aktivitetit fizik. 

-Ulni numrin e ushtrimeve.

-Ulni numrin e seteve për ushtrim.

-Ulni kg e peshave.

-Rritni numrin e lëvizjeve psh: 15-20.

-Rritni kohën e pushimit midis seteve dhe ushtrimeve.

-Ulni/përgjysmoni/shmangni Sesionet Kardio.

Kujdes! Ndaloni performimin nëse ndjeni debolesë, dhimbje koke, ndjesi të vjelli, dhimbje stomaku, marrje mendsh, rrahje të larta të zemrës, etj.

Suplementet: Mqns vetë suplementet kryesore kanë origjinë shtazore ato konsiderohen ushqim dhe ju mund ti përdorni vetëm gjatë kohës që Agjërimi lejon konsumin e ushqimit. 

Suplementet që ju ndihmojnë janë: 

Vitamina C e cila mbron dhe rrit imunitetin tuaj. 

Vitamina B12 e cila rrit metabolizmin dhe kthen ushqimin ne energji. Kjo është e rëndësishme kur marrim në konsideratë se ushqimi do jetë në sasi të lartë konsumi gjatë periudhës të ngrënies.

Fokusohuni në konsumin e ushqimeve me përmbajtje të lartë proteine dhe yndyre e më pak në karbohidratet. Mos përdorni në mënyrë absolute pije freskuese të gazuara apo lëngje frutash, uji është hidratuesi kryesor për ju.

AGJËRIM TË MBARË.

Leave a comment