
Pista, makineri eliptike, biçikleta, shkallë e lëvizëshme, sallë aerobie dhe gira shumëngjyrëshe pesha e të cilave varion nga 0,5 deri 5 kg! Ky është ambienti i femrave.
Zhurmë nga përplasja e hekurave, boshte shtangash, pllaka peshash, gira të rënda, stola të drejtë dhe me kënde! Ky është ambienti i meshkujve.
Midis këtyre dy ambienteve egziston vija ndarëse e performimit të ushtrimeve. Vajzat nuk preferojnë të kryejnë ushtrime djemsh!
Instruktorëve u kërkohet nga femrat:
- Të rrëzoj peshë: 18%
- Të tonifikohem: 3%
- Të rrëzoj peshë e të tonifikohem: 79%
Zonjë apo zonjushe çkërkon të thuash me tonifikim? Të krijosh masë muskulare? Apo të ulësh përqindjen e masës dhjamore derisa muskujt të bëhen të dukshëm? Përgjigja është: Ok të dyja por nuk dua të ngre pesha se pastaj do të dukem si burrë!
Legjenda: Në qoftë se ngre pesha dhe performoj ushtrime si meshkujt do bëhem shumë muskuloze dhe do humbas feminilitetin!
Realiteti: Femrat nuk krijojnë masë muskulare të ngjashme me meshkujt.
Arsyeja: Sekretimi i ulët i hormonit testosteron nuk e lejon që femrat të marrin tiparet dhe tipin e trupit mashkullor. Testosteroni është hormoni kryesor në ndërtimin e masës muskulore dhe prodhohet në testikuj dhe gjendrat mbiveshkore te meshkujt dhe vezore e gjendrat mbiveshkore tek femrat.
Testosteroni është hormon steroidal anabolik (ndërtues) dhe femrat sekretojnë vetëm 10% të sasisë që sekretohet nga meshkujt.
|
Niveli Total i Testosteronit |
|
| Femrat | 6 – 86 ng/dL (nanogram për deciliter) |
| Meshkujt | 270 – 1100 ng/dL (nanogram për deciliter) |
Pra të dashura vajza dhe gra pushtoni ambientin mashkullor në palestër dhe filloni të përdorni girat e rënda, performoni ulje ngritjet me shtangën mbi shpinë dhe ngarkoni boshtin me pllaka derisa të realizoni me vështirësi 10-12 lëvizje për çdo set.
Po ato vajzat bodybuilders që shikojmë në rrjetet sociale? Ato performojnë në të njëjtën menyrë dhe trupi i tyre ska ndryshim nga një mashkull? Këtu e nderuar lexuese ke të drejtë! Vërtet trupi i tyre ka humbur feminilitetin dhe fibrat muskulare arrijnë ato të meshkujve. Vetëm se këto “atlete” nuk tregojnë një element të vogël, ilegal, por shumë të rëndësishëm në supertransformimin e tyre: marrjen e hormonit testosteron në mënyrë artificiale dhe si rrjedhojë përftimin e tipareve mashkullore. Pra ju lutem mos i konsideroni si shembull të vlefshëm.
Të gjitha studimet e kryera në vitet e fundit mbi stërvitjen e femrave duke ekzekutuar ushtrime force (njëlloj si meshkujt) kanë si rezultat një mori pasojash pozitive në organizëm.
- Ulje të masës dhjamore 2 herë më të shpejtë se stërvitja aerobike.
- Ndërtim i masës muskulare dhe rritje të forcës.
- Peshë ideale trupore të qëndrueshme.
- Përmirësim të sistemit nervor dhe eleminim stresi.
- Përmirëson kualitetin e gjumit.
- Ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
- Ul rrezikun e diabetit.
- Forcon kockat dhe ligamentet duke shmangur rrezikun e osteporozës dhe arthritit. Etj.
Miss Fitness, investo në blerjen e një palë dorashkave palestre pasi programin e ri do ta performosh me pesha të rënda.
Disa ushtrime force të cilat duhet të përfshihen në programin tuaj stërvitor.



Kërkojuni instruktorëve tuaj për teknikat e performimit të këtyre ushtrimeve dhe kurseni kohë në ndërtimin e trupit perfekt.
Stërvitje të mbarë!
